Mediu: Rama do të minojë 25 prillin, vendi është kthyer në regjim korruptiv

Publikuar tek: politike, më 15:32 27-11-2020 Mediu: Rama do të minojë 25 prillin, vendi është kthyer në regjim korruptiv Fatmir Mediu

Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, situata e rënduar e pandemisë në vend dhe kostoja e lartë e kurimit mbetet problemi jetik që po hasin shqiptarët sot.

“Pandemia është bërë një problem jashtëzakonisht i madh, një pjesë njerëzish e kanë kaluar me vështirësi, me mundime, disa kanë humbur njerëz të afërm”, është shprehur Mediu.

Në takimin me drejtuesit e partisë në njesinë nr 3 në Tiranë, kreu i PR u ndal edhe tek situata politike në vend, ku kritikoi kryeministrin Rama.

“Edi Rama në këtë proces që ne nisëm, si asnjë kryeministër tjetër nuk ka bërë asnjë kompromis për reformën zgjedhore, e kërkuar kjo në mënyrë të qartë nga BE. Edi Rama, bëri një marrëveshje  për 5 qershorin të cilën nuk e respektoi edhe pse ishte e mbështetur nga SHBA-ja, Britania dhe BE”, tha Mediu.

Për kreun e PR, vendi është kthyer në një regjim korruptiv në dëm të interesave kombetare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I doli në mbrojtje Bashës, socialistët 'HAKMERREN' ndaj Veton Surroit, i heqin TITULLIN 'Nderi i Kukësit'
Festa e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: ‘Sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara’ »
Article Logic
Execution time: 0.010488033294678
array(1) { ["section"]=> string(80) "mediu-rama-do-te-minoje-25-prillin-vendi-eshte-kthyer-ne-regjim-korruptiv-229333" }