Medvedev: Ofensiva tokësore e huaj në Siri rrezikon një luftë botërore

Publikuar tek: bota, më 23:31 11-02-2016 Medvedev: Ofensiva tokësore e huaj në Siri rrezikon një luftë botërore

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, vlerësoi se një ofensivë tokësore e huaj në Siri paraqet rrezikun e fillimit të një lufte të re botërore, në një intervistë për të përditshmen ekonomike gjermane, Handelsblatt.

“Ofensivat tokësore bëjnë që një luftë të bëhet e përhershme”, paralajmëroi kryeministri rus.

“Të gjitha palët duhet të jenë të detyruara të ulen në tavolinën e negociatave më mirë se sa të fillohet një lufte e re botërore”, vazhdoi ai.

“Amerikanët dhe partnerët tanë arabë duhet të reflektojnë shumë mirë. A duan ata një luftë të përhershme, a mendojnë ata se mund ta fitojnë me shpejtësi një luftë të tillë? Diçka e kësaj natyre është e pamundur, veçanërisht në botën arabe”, insistoi Medvedev.

Arabia Saudite ka përmendur kohët e fundit idenë e vendosjes së trupave në terren në Siri, në kuadrin e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist Shteti Islamik.

Ndërsa Uashingtoni me zërin e përfaqësuesve të Pentagonit, u shpreh se e sheh me sy të mirë këtë ofertë saudite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074601173400879
array(1) { ["section"]=> string(75) "medvedev-ofensiva-tokesore-e-huaj-ne-siri-rrezikon-nje-lufte-boterore-32351" }