Mega-aksion, gjendet një gomone me 808 kg drogë në Vlorë, gati për Itali. Në pranga 1 person, në kërkim të tjerët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 11-11-2015 Mega-aksion, gjendet një gomone me 808 kg drogë në Vlorë, gati për Itali. Në pranga 1 person, në kërkim të tjerët

Policia parandalon një rast të trafikimit të lendes narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sekuestrohen:- 808 kg lëndë narkotike të llojit "Cannabis"- një Gomone, e gjatë 8 m, me dy motorra të zi "mercury"- një automjet "Furgon". Arrestohet në flagrancë pronari i mjetit dhe shpallet në kërkim pronari i  gomones.

Sipas policisë më datë 10.11.2015, rreth orës 18:00, Policia e Vlorës, në baze të informacioneve të marra në rrugë operative në drejtim të Trafikimit të Lendeve Narkotike, ka bëre të mundur realizimin e një operacioni në Zonën e Radhimës ku është kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Cekodhimë" në breg të detit, një automjet tip "Furgon-benz" me targë AA619AJ, ku brenda të cilit ndodhej një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike "Cannabis". Gjithashtu, në një largësi të afert me automjetin është parë një gomone e cila po largohej me shpejtësi në momentin që po afroheshin strukturat e Policisë.

Menjëherë, Sherbimet e Policise së Vlorës në bashkepunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe të Strukturave të Policise Italiane Guarda di Finanza, pasi janë organizuar në të gjithe territorin tokësor dhe detar, kanë bërë të mundur që në një distance prej 1 km larg nga furgoni, është gjetur e braktisur një mjet lundrues "Gomone" me mbishkrimin "Tëentysix", ku brenda së cilës janë konstatuar 5 bidona me karburant të llojit "Benzine".  Gjithashtu, nga kontrolli i bërë në afërsi të gomones pranë vendit të quajtur  "Bar-restorant Gjimaraj", janë gjetur 7 çanta, të hedhura në bregun e detit, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të llojit "Cannabis". Në total, lënda narkotike ka një peshë prej 808 kg, e cila ishte e ndarë në 40 pako të medha, të mbështjella me letër plastike të tejdukshme, ku brenda të cilave ndodheshin pako të vogla të mbështjella me natriban ngjyrë kafe. Në kryerjen e veprimeve hetimore proçeduriale është bërë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e pronarit të automjetit, shtetasi i quajtur: Alban Koshi, 48 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit lundrues, shtetasin e quajtur: Robert Myftari 42 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar materialet e përmendura dhe po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi të lëndës narkotike.

{gallery}Droge1{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ''Derr që hungërin'', studentët sfidojnë Ramën që i quajti ‘’Pula që kakarisin’’
Vrasja në Dajt, policia jep detaje, flet për më shumë se një autor »
Article Logic
Execution time: 0.012425184249878
array(1) { ["section"]=> string(115) "mega-aksion-gjendet-nje-gomone-me-808-kg-droge-ne-vlore-gati-per-itali-ne-pranga-1-person-ne-kerkim-te-tjeret-25178" }