Zbulohet një mega-laborator në Durrës, ku u gjetën plot 700 kilogramë drogë. Policia ka arrestuar 7 persona, mes të cilëve edhe biznesmenë.
Personat e arrestuar janë:
1.Ajet Sulaj
2.Iqmet Pashollari
3.Bejto Kotaj
4.Qerim Xeka
5. Lutfi Xeka
6.Festim Xhelilaj
7.Pajtim Braçaj
Droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në zonën e ish-kënetës nga policia e Durrësit në operacionin e koduar "Koordinata". Aksioni u u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Tiranës.
Policia përmes një njoftimi zyrtar deklaron se operacioni është duke vijuar në terren në zonë e ish-Kënetës, aty ku u zbulua laboratori.
Paraprakisht mësohet se mes të arrestuarëve ka biznesmenë nga Durrësi, Tirana dhe Shkodra.
Destinacioni i kanabisit ishte trafikimi jashtë vendit, por ai sigurohej nga Shkodra e rrethinat e Tiranës, ndërkohë që përpunohej në Durrës.