MEGA-OPERACION, 4150 punonjës policie kontroll nga ajri dhe toka për bimët narkotike në të gjithë Shqipërinë.
Operacioni i Policisë së shtetit ka filluar rreth orës 16.00 të ditës së sotme dhe do vijojë disa ditë rresht. Operacioni nga toka e nga ajëri.
Burime nga policia bëknë me dije se në operacion 4150 punonjës policie. Në operacion do përfshihet edhe FNSH.
Kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave, ambjenteve dhe shtëpive të braktisura, tuneleve e ish reparte ushtarake. Kontrollet do përqendrohen në çdo vend ku përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.
Kontrollet nga ajëri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura. Në kontrollet nga ajëri do përfshihet FNSH ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara. /Newsbomb.al/