MEGA-OPERACION ANTI DROGË-Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarët H.R dhe D.B si dhe ka sekuestruar 21 pako që përmbanin 600 kile kanabis në Itali.
Droga u zbulua nga Guardia di Financa në Pulia, ku policia arrestoi shqiptarët të cilët akuzohen për “Trafik ndërkombëtar droge”.
Menjëherë sapo vunë re policinë, dy shqiptarët kanë hedhur në det drogën e cila arrinte vlerën e 6 milionë eurove. Policia po vijon hetimet e mëtejshme.