Një megaoperacion “blic” është duke u zhvilluar në këto momente në Lezhë. 100 forca policie kanë mësyrë në territorin e Lezhës në një operacion të befasishëm antidroge.
Burimet bëjnë me dije se operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit me kontrolle të banesave, bizneseve, nga ajri e nga toka, në çdo cep të territorit.
Sipas burimeve, deri tani janë sekuestruar thuajse gjysmë ton drogë e llojit kanabis sativa. Newsbomb.al mëson gjithashtu se si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar edhe disa persona, emrat e të cilëve pritet të zbulohen në vazhdim.
Drejtori i policisë së qarkut, që siç bëjnë me dije burimet, po ndjek gjithçka nga afër.