Mega-operacion i Europol, arrestohen 314 persona, ndër ta 10 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton kokainë

Publikuar tek: bota, më 15:52 19-10-2016 Mega-operacion i Europol, arrestohen 314 persona, ndër ta 10 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton kokainë

Një operacion masiv i drejtuar nga EuroJust, Frontex dhe Interpol, në 54 shtete përgjatë një jave ka  përgjatë një jave ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal të trafikut të qënieve njerëzore dhe drogës.

314 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 10 shtetas shqiptarë, të cilët kanë trafikuar të paktën 529 viktima të trafikut njerëzor kryesisht nga Afrika dhe Azia.

Nga 314 personat e arrestuar, 193 akuzohen për krime kibernetike, 72 për trafik të qënieve njerëzore, 31 për trafik të paligjshëm emigrantësh dhe trafik droge.

Operacioni është përmbyllur me kapjen e 745 emigrantëve dhe sekuestrimin e 181,550 euro.

Operacioni i koduar “Global Ciconia Alba 2016” ka zbuluar lidhjet e trafikantëve mes Greqisë dhe Austrisë. Rrjeti kishte krijuar një agjenci turistike fiskale në shtetin helen, përmes së cilës realizonin transportin e viktimave të trafikut njerëzor drejt një hoteli në Austri që shërbente si bazë.

Në hotel është zbuluar edhe një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit. Gjatë aksioneve në apartamente private, diskoteka, klube striptizmi dhe hotele, janë sekuestruar gjithsesj 2.38 ton kokainë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022032976150513
array(1) { ["section"]=> string(101) "mega-operacion-i-europol-arrestohen-314-persona-nder-ta-10-shqiptare-sekuestrohen-2-ton-kokaine-56725" }