Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të Vlorës dhe Delta Force ka çuar në sekuestrimin e të paktën 250 kilogram kanabis sativa.
Droga është gjetur në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun, e ndarë në 10 çanta ndërsa kërkimet vazhdojnë së bashku me forcat e përbashkëta të Drejtorisë së Kufirit Vlorë, Delta Force dhe DVP Vlorë pasi dyshohet se në zonë mund të ketë sasi të tjera kanabisi.
Kontrollet vazhdojnë edhe në Gjirin e Dafinës ku deri tani janë gjetur 10 bidona benzinë. Lënda narkotike në këtë zonë është transportuar me kafshë duke shfrytëzuar rrugët malore të vështira që të çojnë në zonën pas Karaburunit. /Newsbomb.al