Mega operacion, kapen 11 ton kokainë, në prannga 144 persona

Publikuar tek: bota, më 15:16 30-06-2016 Mega operacion, kapen 11 ton kokainë, në prannga 144 persona

Policia ka goditur dhe shkatërruar sot një bandë e cila funksiononte mes shteteve, Itali­-SHBA-­Kolumbi, ka sekuestruar 11 tonë kokainë  dhe ka vënë në pranga 144 persona.

Operacioni ndërkombëtar i drogës është realizuar nga Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia kolumbiane.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar 11 tonë kokainë, e cila nëse do të arrihej të tregtohej do të sillte një fitim prej 3 miliard eurosh.

Operacioni i koduar “Dy detet” ishte koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias në Kalabri. Në krye të këtij trafiku ishin vëllezërit Franco dhe Giuseppe Cosimo Monteleone, figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të familjeve mafioze kalabreze.

Trafikantët e drogës operonin në Kolumbi, Kosta Rika, Panama, Meksikë, Brazil, Lima, Venezuelë, Ekuador dhe në Republikën Domenikane. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02997899055481
array(1) { ["section"]=> string(64) "mega-operacion-kapen-11-ton-kokaine-ne-prannga-144-persona-45051" }