MEGA-OPERACION NDËRKOMBËTAR DROGE/ Arrestohen 22 persona (EMRAT+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 11-04-2017 MEGA-OPERACION NDËRKOMBËTAR DROGE/ Arrestohen 22 persona (EMRAT+VIDEO)

MEGA-OPERACION NDËRKOMBËTAR DROGE- Nga Operacioni i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, DEA, Policisë Greke dhe Policisë Maqedonase është goditur një organizatë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë gjithë fazave të operacionit "ALIAS" janë arrestuar 22 persona si dhe janë sekuestruar Cannabis Sativa, Heroinë, Kokainë e fara Cannabis Sativa.

Policia bën me dije se sot më datë 11.04.2017, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.121 të vitit 2016, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, si dhe në bashkëpunim me DEA-n, SELEC dhe autoritetet Greke të antidrogës në Athinë dhe autoritetet Maqedonase, ka finalizuar me sukses një hetim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka nisur në muajin Qershor të vitit 2016.

Si rezultat i këtij hetimi si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me autoritetet Greke dhe Maqedonase me mbështetjen e SELEC-ut në Bukuresht, Rumani dhe DEA-s në Athinë/ Greqi, janë arritur rezultatet e mëposhtme; Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal;

1. Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë

2. Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

3. Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,

4. Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

5. Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

 6. Gëzim BALLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

7. Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë

8. Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë

9. Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier

 10. Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç

11. Leo TAFA, 34 vjeç

12. Eglantin TAFA, 36 vjeç

13. Ardit TAFA, 21 vjeç

14. Dorian TAFA, 35 vjeç

15. Miklovan KUKA, 32 vjeç

16. Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç

17. Meto SKËNDERI, 39 vjeç

18. Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.

 19. Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.

20. Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.

21. Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.

22. Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.

 Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.

Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

• 244 kg e 818 gr Cannabis Sativa

• 425 fara kanabisi

• 1 kg e 30 gr heroinë

• 247.3 gr kokainë Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

• 3140 Euro

• 25.000 Lekë

 • Tre automjete

 • 10 telefona celular.

Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Operacionet për arrestimin e personave të lartpërmendur si dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës dhe në Athinë.

Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e Cannabis Sativa të sekuestruar është kultivuar në territorin e fshatit Ninsh, të njësisë Administrative Fratar Fier. Më pas subjektet në bashkëpunim pasi përpunonin lëndën narkotike në banesa të këtij fshati, e trafikonin atë drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë- Athinë / Greqi. Për kalimin e lëndës narkotike përdorej kufiri i gjelbër.

Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes. Gjashtë shtetasit e pare janë arrestuar në ditën e finalizimit të operacionit më datë 11.04.2017.




Operacioni by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kapën 1.5 ton marijuanë në gomone, shkon në 9 numri i të arrestuarve, mes tyre 5 shqiptarë
Aksident para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës, shkërrmoqet makina (VIDEO EKSKLUZIVE) »
Article Logic
Execution time: 0.012814998626709
array(1) { ["section"]=> string(73) "mega-operacion-nderkombetar-droge-arrestohen-22-persona-emrat-video-74804" }