Mega-operacioni antidrogë me grekët e italianët, zbardhen detaje të reja mbi sasinë dhe autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:44 08-04-2017 Mega-operacioni antidrogë me grekët e italianët, zbardhen detaje të reja mbi sasinë dhe autorët

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje te reja lidhur me operacionin e përbashkët italo-greko-shqiptar, dy netë më parë. Nga ky operacion policia sqaron se janë sekustruar 1403 kg kanabis sativa në Kalibri të Italisë.

Ndërkohë, tre skafistët janë identifikuar deri tani vetëm me iniciale për arsye hetimi, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Autorët janë ndjekur gjatë gjithë natës nga guardia di finanza, por janë kapur nga policia detare greke pasi hynë në pjesën fundore të Greqisë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

 

Policia e Shtetit: Informacion shtesë në lidhje me Operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar.

Pesha e saktë e lëndës narkotike të sekuestruar është 1403 kg. Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia. Tre skafistët e arrestuar janë : D. L, 27 vjeç. Fier. K.S, 19 vjeç. Fier. A. A, 36 vjeç.Vlorë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritol në gurore, hidhet në erë kabina elektrike në Fushë-krujë
Kapen me 12 thasë drogë në makinë, policia e Tiranës arreston 4 të rinjë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012988805770874
array(1) { ["section"]=> string(100) "mega-operacioni-antidroge-me-greket-e-italianet-zbardhen-detaje-te-reja-mbi-sasine-dhe-autoret-74495" }