MEGA-OPERACIONI / Sekuestrohet 1 ton e 283 kile drogë në Karaburun, tentuan ta trafikonin drejt Italisë (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 19-03-2017 MEGA-OPERACIONI / Sekuestrohet 1 ton e 283 kile drogë në Karaburun, tentuan ta trafikonin drejt Italisë (FOTOT)

Policia e Vlorës ka realizuar Operacionin antidrogë të koduar "MEGA" ku janë sekuestuar 1 ton e 283 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun.

 Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Gjiri i Bristanit" Karaburun, në tentativë për t'u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni po vijon nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.

Ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

17392017_10155822521818765_1981649515_n.jpg17361180_10155822521998765_1615298658_n.jpg17361488_10209315387343719_1479339961_n.jpg17391891_10155822521923765_716969760_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosje me armë pranë ish-Kombinatit, autorët largohen
Ndryshojnë drejtuesit e disa komisariateve në Tiranë, ja emrat e rinj »
Article Logic
Execution time: 0.011641025543213
array(1) { ["section"]=> string(112) "mega-operacioni-sekuestrohet-1-ton-e-283-kile-droge-ne-karaburun-tentuan-ta-trafikonin-drejt-italise-fotot-72411" }