MEGA-OPERACIONI/ Trafik droge dhe organizata kriminale, arrestohen 22 të shumëkërkuar, mes tyre shqiptarë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 17-01-2020 MEGA-OPERACIONI/ Trafik droge dhe organizata kriminale, arrestohen 22 të shumëkërkuar, mes tyre shqiptarë (EMRAT)

Sot që në orët e para të mëngjesit policia ka nxjerrë urdhër arrest për 22 eksponentë të një organizate kriminale transnacionale italo-shqiptare që i dedikohej  transportit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, armëve dhe një tjetër organizate kriminale me aktivitet në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 Aktiviteti i lokalizuar në Shqipëri u arrit të bëhej i mundur në bashkëpunim me Interpolin dhe operacionin ndërkombëtar të  policisë.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas vrasjes së Francesco Ferrante, që ndodhi në janar 2015, që u vra me një plumb në kokë ndërkohë që donte të dilte nga rrjeti.

Për të demonstruar rrezikshmërinë e kësaj organizate që u godit nga ky operacion, hetimet kanë treguar se të hetuarit dispononin armë gati për përdorim, dhe janë sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike, një pistoletë dhe një pushkë brenda, por edhe shuma prej 30 mijë eurosh. Në operacion është përfshirë edhe skuadra e Kietit.

Hetimet nxorrën se droga vinte nga Hollanda, Gjermania dhe Shqipëria, dhe kryesori është një shtetas shqiptar që përmes bashkëkombësve të vet në Evropë, furnizonte organizata të tjera kriminale që operorin në territorin Italian për kokainën dhe heroinën në cilësi shumë të mirë, ndërkohë që përdorej edhe hashashi dhe marijuana.

Linja e trafikut zhvillohej në Hollandë, Gjermani dhe Angli.

Ja personat e arrestuar nga operacioni:

  1. ASSELITI Giuseppe, lindur në Barletta, viti i lindjes ’71;
  2. BARILE Andrea, lindur në Barletta, vitlindja ’73;
  3. BIMI Denis, lindur në Shkodër, vitlindja ’90;
  4. CORATELLA Nicola, lindur në Andria, vitlindja ’61;
  5. CURCI Gerardo, lindur në Cerignola, vitlindja ’73;
  6. DI BARI Rosa, lindur në Andria, vitlindja ’77;
  7. GARGIULO Ciro lindur në Lettere (NA), vitlindja ’63;
  8. PESANTE Michele, lindur në Manfredonia (FG), vitlindja ’74;
  9. PICCOLO Savino, lindur në Barletta, vitlindja’69;
  10. RIONDINO Giuseppe, lindur në Barletta, vitlindja ’76;
  11. RIZZI Giuseppe, lindur në Barletta, viti ’74;
  12. SYLJA Besmir, lindur në Shkoder (Albania), vitlindja ’94;
  13. TOCCO Rocco lindur në Foggia, vitlindja ’55;
  14. VACCINA Raffaele, lindur në Andria, vitlindja ’75;
  15. DELAJ Luan, lindur në Albania, vitlindja ’70. 

Operacionet, sekuestrimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:

  • Grottaminarda, 17 Shtator 2015-sekuestrohen 21.540 kilogramë marihuanë gjatë arrestimit të TODISCO Andrea;
  • Grottaminarda, 12 Tetor 2015-sekuestrohen 49.500 kilogramë marihuanë gjatë arrestimit të NACLERIO Tommaso; LONGOBARDI Francesco dhe DI MARTINO Antonio;
  • Foggia, 16 Mars 2016 - Sekuestrohen 2.060 kilogramëve heroine gjatë arrestimit të BEVILACQUA Luigi dhe GUALANO Annamaria;
  • Margherita di Savoia, 15 Prill 2016-Sekuestrohen 4,760 kilogramëve hashash dhe 4.8 gram kokainë gjatë arrestimit të RIONDINO Giuseppe;
  • Foggia, 22 Prill 2016 - Sekuestrohen 6.020 kilogramë marijuanë gjatë arrestimit të ERINNIO Vito;
  • Pescara, 8 gusht 2016 – sekuestrohen 5.544 kilogramë kokainë gjatë arrestimit të SMAJLAJ Ramiz;
  • Foggia, 7 Shtator 2016 - zbulohen dhe sekuestrohen 240 kilogramë marijuanë gjatë një inspektimi të kryer në një kuti të vendosur në Borgo Segezia;
  • Foggia, 12 shtator 2016 – sekuestrohen 100 kilogramëve marijuanë dhe një pushkë gjysmë automatike belge, kalibër 30, e pajisur me fishekë gjatë arrestimit në flagrancë të MANDRESCU Paul, ALEXA Roberto, RAMETA Armand dhe MYFTARAJ Merlin.
  • Foggia, 5 Tetor 2016 - sekuestrohen një marke pistolete gjysmëautomatike CZ mod. 85 të nacionalitetit osekosllovak që përmbante 12 fishekë të të njëjtit kalibër gjatë arrestimit të DELAJ Besnik;
  • Foggia, 7 Tetor 2016 - sekuestrohen i 9.519 kilogramë marijuanë gjatë arrestimit, në aktin e një krimi, të UKU Denis dhe ËISNIEËSKI Patryk Radosiaw;
  • Foggia, 7 Tetor 2016 - sekuestrohen një pushkë automatike Bredae pajisur me 28 fishekë me kalibër 12, si dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 gjatë arrestimit  të VRAPI Abas;
  • Na Signa (FI), 7 Tetor 2016 - sekuestrohen 960.63 gram marijuanë gjatë arrestimit të MYFTARI Aleks, ABEDINAJ Bilal, DALIPAJ Azis dhe XAPXHIU Shenri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088460445404053
array(1) { ["section"]=> string(115) "mega-operacioni-trafik-droge-dhe-organizata-kriminale-arrestohen-22-te-shumekerkuar-mes-tyre-shqiptare-emrat-192359" }