Megaoperacion në Itali, kapen mbi 800 kile drogë shqiptare, ish-kreu i LSI sulmon Dritan Demirajn: Janë bashkë...

Publikuar tek: bota, më 10:53 12-07-2017 Megaoperacion në Itali, kapen mbi 800 kile drogë shqiptare, ish-kreu i LSI sulmon Dritan Demirajn: Janë bashkë...

Një mega-operacion droge nga Guardia di Finanza në Como të Italisë ku janë konfiskuar 800 kg marijuanë, 3 kg kokainë, një armë e bërë nga stilolaps metalik së bashku me 7 plumba.

Një armë modeli Tokarev TT30 (e përdorur nga "Ushtria e kuqe në luftën e Parë Botërore II) me dy karikatorë dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62. Konfiskimi është bërë gjatë një operacioni të gjerë të anti-drogës në krahinat e Como, Milano dhe Monza Brianza. Operacioni ndihmoi që të shkatërrohej një organizatë ndërkombëtare e trafikut të drogës që dyshohej se vinte nga Shqipëria.

Sakaq, lidhur me këtë ka reaguar ish-kreu i LSI Petrit Vasili i cili akuzon ministrin teknik të Brendshëm Dritan Demiraj.

“Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.

Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s'kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor”, thuhet në reagimin e Vasilit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peshkaqenët dhe nxënësit notojnë pranë njëri-tjetrit (PAMJE TË RRALLA)
Ndryshimi i madh në takimin Obama-Putin, dhe Trump-Putin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010227918624878
array(1) { ["section"]=> string(113) "megaoperacion-ne-itali-kapen-mbi-800-kile-droge-shqiptare-ish-kreu-i-lsi-sulmon-dritan-demirajn-jane-bashke-85878" }