Megaoperacioni ndërkombëtar antidrogë shkatërron 4 grupet kriminale, 27 të arrestuar mes tyre 21 shqiptare (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 12-02-2019 Megaoperacioni ndërkombëtar antidrogë shkatërron 4 grupet kriminale, 27 të arrestuar mes tyre 21 shqiptare (EMRAT)

Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale duke arrestuar deri tani 27 persona në disa qytete.

Në një konferëncë për shty, prokurorja Donika Prela tha se në kuadër të operacionit te koduar 'Lulet e Pranverës' janë arrestuar 27 persona, 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Xheninaj

Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

Identitetet e të arrestuarve të tjerë nuk janë bërë ende me dije.

Ndërkohë Prokurori i Antimafias Cafiero de Raho përgëzoi autoritetet shqiptare dhe italiane për këtë bashkëpunim.

'Operacioni ka nisur nga policia e shtetit dhe autoritetet italiane. Arritëm të arrestojmë trafikantë dhe elementë të tjerë kriminalë por vështirësia ka qenë në arrestimin e personave kryesorë.

E gjithë droga ishte e destinuar për tregun europian. Jemi mbledhur prokurorët shqiptare e italianë për të realizuar një punë të suksesshme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar', u shpreh Cafiero de Raho.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite dhe në këtë operacion morrën pjesë mbi 100 efektivë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03063702583313
array(1) { ["section"]=> string(105) "megaoperacioni-antidroge-shkaterron-4-grupet-kriminale-27-te-arrestuar-mes-tyre-21-shqiptare-emrat-152476" }