Policia italiane ka finalizuar megaoperacionin e koduar ‘Ndragheta’, që zgjati disa vite.
Mësohet se janë arrestuar 344 persona, mes të cilëve bëjnë pjesë politikanë, avokatë dhe zyrtarë publikë.
Ata janë të akuzuar për vepra të ndryshme për organizatë mafioze, vrasje, zhvatje, fajde, riciklim etj.
Sipas mediave fqinje, në operacionin e policisë morën pjesë 2500 agjentë nga Ros dhe komandat provinciale që po punojnë në territorin kombëtar, të mbështetur gjithashtu nga njësia e GIS, Regjimenti i Parashutistëve, Skuadrat i Helikopterëvë gjahtarë, repartet e lëvizshme, mjetet ajrore dhe njësitë e qenve.
Sakaq, ky operacion është cilësuar ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar në territorin Italian, por nuk ka dalë detaje më të hollësishme.