Policia spanjolle ka arritur të shktërrojë dy grupe trafikantësh droge, duke arrestuar 13 persona me origjinë shqiptare.
Si rezultat i këtij operacioni të policisë, u arrit që të sekuestroheshin 18.5 ton kanabis, të fshehur në zona të pyllëzuara të Huesca-s, shumë të vështira për t’u arritur.
Trafikantët kishin prerë sipërfaqe të mëdha të pyjeve me pisha, duke shfrytëzuar sa më shumë tarracat pyjore për të rritur kanabisin.
Për ujitje ata shfrytëzonin pompa të mëdha dhe kishin krijuar disa “gomone artificiale” për të ruajtur ujin.
Arrestimi i 13 shqiptarëve është vazhdimi i operacionit të nisur në shkurt të vitit 2019, ku deri më tani janë arrestuar 3695 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 800 plantacione kanabis.
Për më tepër, janë sekuestruar 496,047 bimë marijuanë, 85 kile heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,6 milionë euro.