Megaoperacioni/ Si shkonin në SHBA të deportuarit (ZBULOHET SKEMA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 21-03-2018 Megaoperacioni/ Si shkonin në SHBA të deportuarit (ZBULOHET SKEMA) Skema e kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Detaje të reja zbulohen në lidhje me mega-operacionin e koduar “One If - By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Personi që kryesonte grupin ishte Eno Muçollari, i cili realizonte falsifikimin për klandestinët, që më pas dorëzoheshin te Luan Qyrku dhe Genc Osmanin.

Në kuadër të hetimeve policia ndoqi kalimin e paligjshëm të 12 shqiptarëve nga mosha 20 deri në 30-vjeç, të cilët niseshin nga Shqipëria për të mbërritur në SHBA.

Shuma e parave që paguanin klandestinët ishte 25-30 mijë dollarë, sakaq, personat që ishin kthyer më parë nga shtetet evropiane kalonin nga pika kufitare Qafë-Thanë, pa u regjistruar në sistermin TIMS, ndërsa të tjerët niseshin nga aeroporti i Rinasit. Udhëtimin e paligjshëm mbikëqyrej nga Qyrku dhe Osmanaj.

Sipas policies, pas mbërritjes në Belgjikë , grupit kriminal i bashkohet edhe personi tjetër nën hetim Përparim Kule. Ky i fundit, shfrytëzonte njohjet në shtetin Belg dhe më pas ishte nisur drejt Republikës Domenikane, bashkë me 5 personat që donin të shkonin mënyrë ilegale ne SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VDES i BURGOSURI në urgjencën e burgut 313 në TIRANË
Zyrtarët austriakë dhe hungarezë zbarkojnë në Kepin e Rodonit, kjo është arsyeja që i ka bërë bashkë »
Article Logic
Execution time: 0.011130094528198
array(1) { ["section"]=> string(70) "megaoperacioni-si-shkonin-ne-shba-te-deportuarit-zbulohet-skema-114021" }