Meghan Markle befason Princin Harry për ditëlindje, rikrijon udhëtimin e çiftit para 4 viteve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:41 25-05-2020 Meghan Markle befason Princin Harry për ditëlindje, rikrijon udhëtimin e çiftit para 4 viteve Princ Harry dhe Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për t'i uruar 35 vjetorin bashkëshortit të saj, Princit Harry.

Në vitin 2016, kur çifti ishte në fillim të marrëdhënies së tyre, Harry e çoi Meghan me pushime në Botswana, ndaj aktorja vendosi t'i rikthejë edhe njëherë kujtimet e atij udhëtimi.

Sipas ‘People.com’, Meghan rikrijoi udhëtimin e tyre të kampingut me detaje, që nga tendat e deri tek çantat e gjumit.

“Për ditëlindjen e Harryt, Meghan rikrijoi aventurat e tyre të kampingut në Botswana në oborrin e shtëpisë. Është një vend që do të thotë aq shumë për ta e në veçanti për Harryn, kështu që Meghan donte ta sillte atë vend të lumtur në ditën e tij, prandaj ngriti një tendë, mori çanta gjumi, gatoi darkën dhe rikrijoi Botsvanan ku ata ranë në dashuri", thanë burime për People.com.

Këtë javë çifti festoi edhe përvjetorin e dytë të martesës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009918212890625
array(1) { ["section"]=> string(99) "meghan-markle-befason-princin-harry-per-ditelindje-rikrijon-udhetimin-e-ciftit-para-4-viteve-207675" }