Meghan Markle dhe Princ Harry prezantuan djalin me Mbretëreshën, zbulohet kuptimi i emrit të foshnjës mbretërore

Publikuar tek: bota, më 06:33 09-05-2019 Meghan Markle dhe Princ Harry prezantuan djalin me Mbretëreshën, zbulohet kuptimi i emrit të foshnjës mbretërore

Meghan Markle dhe Princ Harry ditën e djeshme prezantuan djalin e tyre të sapolindur. Pas shfaqjes para kamerave, çifti e prezantuan beben edhe me Mbretëreshën Elizabeth.

Mirëpo, dje ata bënë të ditur edhe emrin që zgjodhën për të voglin e tyre. Emri i bebushit mbretëror është Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Mirëpo, emrat mbretërorë kanë edhe kuptimet e tyre të veçanta.  Por, sa i takon “Archie” nuk dihet të ketë pasur një fëmijë tjetër me këtë emër në rangun e familjeve mbretërore. Megjithatë, Archie është një emër shumë popullor në ‘Mbretërinë e Bashkuar’ dhe hyn listën e 20 emrave më të përdorur. Kuptimi në anglisht i Archie do të thotë “i vërtetë, i guximshëm dhe i vlefshëm”. Ndërsa “Harrison” nuk është një emër familjar, por kuptimi i tij është fjalë për fjalë “biri i Harry-t”.

Sakaq, Mountbatten-Windsor është mbiemri i përdorur nga disa të afërm të mbretëreshë Elizabeth dhe princ Philip.

_106840503_hi053820534.jpg

_106840500_hi053820529.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090138912200928
array(1) { ["section"]=> string(118) "meghan-markle-dhe-princ-harry-prezantuan-djalin-me-mbretereshen-zbulohet-kuptimi-i-emrit-te-foshnjes-mbreterore-163533" }