Mehmetaj i nxjerr të “palarat” FRESSH-it: Në Jalë ju ftuam ne, s’keni paguar akoma lekët

Publikuar tek: politike, më 21:54 11-07-2017 Mehmetaj i nxjerr të “palarat” FRESSH-it: Në Jalë ju ftuam ne, s’keni paguar akoma lekët

Konflikti mes forumeve rinore të partive dikur në bashkëqeverisje, LSI dhe PD është thelluar lidhur me një kamping festiv që organizohet në plazhin e Jalës.

Në një deklaratë nga FRESSH gjatë ditës së sotme thuhej se të rinjtë e këti forumi rinor si dhe ata të LRI-së kanë të drejta të barabarta për të marrë pjesë në eventin e Internacionales të të Rinjve Socialistë.

Por në reagimin e saj të funit, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj thotë se FRESSH nuk ka qenë asnjëherë pjesë e marrëveshjes, por është ftuar nga këta të fundit, dhe madje nuk ka paguar as detyrimet financiare ndërsa nuk ka patur asnjë rol organizativ.

Kejdi Mehmetaj në Facebook:

Jam ndjerë thellesisht e zhgënjyer nga deklarata që FRESSH dhe PS kanë shpërndarë për mediat përpara pak orësh. Jam ndjerë e zhgënjyer, pasi kanë gënjyer në mënyrë të paturp duke përdorur pa autorizim emrat e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të IUSY-t dhe kanë gënjyer mbi një marrëveshje që nuk ka egzistuar kurrë.

Por e vërteta është gjithmonë një dhe e pakundërshtueshme. Sidomos kur shoqërohet me fakte që nxjerrin në pah këtë gënjeshtër të orkestruar pa shije.

Disa muaj më parë LRI dhe IUSY-Internacionalja e të Rinjve Socialistë (në të cilën unë mbaj postin e Zv.Presidentes) kanë nënshkruar një marrëveshje së bashku, për të zhvilluar në kampin e LRI në Jalë Festivalin Botëror të IUSY-t. Nga ai moment dhe deri në përfundim të zgjedhjeve FRESSh nuk ka patur asnjë rol organizativ mbi zhvillimin e këtij festivali.

Ne (LRI) si të rinj dhe me dëshirën për të bashkëpunuar i ftuam të bëheshin pjesë e grupeve të punës për realizimin e kampit (dashamirësi nga ana jonë dhe pa patur asnjë lloj kontrate).

Në përfundim të proçesit zgjedhor, pasi manipuluan zgjedhjet dhe ushtruan presion mbi qytetarët shqiptarë, Rilindasit menduan se mund të bënin të njëjtën gjë edhe me të rinjtë e IUSY-t duke i vendosur ata disa herë në pozitë të vështirë.

Me mendësinë arrogante me të cilën edhe kanë qeverisur, arritën deri në pikën e kërcënimit me refuzim të vizave, nëse gjatë zhvillimit të kampit nuk do të vendosej logoja e FRESSh. Tentativë kjo tërësisht e pavlerë, pasi askush nuk mund të keqpërdorë procedurat standarte të Ministrisë së Jashtme.

Sërish, duke marrë parasysh se jemi të rinj dhe me njëri-tjetrin duhet të zhvillojmë ndjenja bashkëpunimi dhe jo armiqësie, IUSY së bashku me LRI vendosën ta përfshijnë FRESSh si organizatë mbështetëse të aktivitetit kundrejt përmbushjes së disa detyrimeve bazike (sërish theksoj pa asnjë kontratë). Dhe sot, tre ditë përpara zhvillimit të kampit, FRESSh shpërndan një deklaratë tejet të pakuptimtë për mua, duke nxitur dhe reagimin ti them të gjitha këto.

Megjithatë, meqënëse tashmë kjo situatë u bë e njohur për publikun,po i rikujtoj FRESSh se nuk kanë pagur ende detyrimin financiar të Kongresit të IUSY-t që organizuam bashkarisht në shkurt të 2016. Gjithashtu, dua ti kujtoj se haku i punës merret pasi e ke kryer dhe se nuk mund të kërkosh merita nëse nuk je i zoti të punosh.

Në fund, dua ti sjell në vëmendje FRESSh-it se të bëhesh një kopje e shëmtuar e politikës së mashtrimit nuk është vlerë, përkundrazi të bën të padëshirueshëm. Të përdoresh në mënyrë të ulët nga partia për të hedhur shashka zhurme në media nuk të bën të rëndësishëm, përkundrazi të deformon karakterin.

Më vjen keq që edhe njëherë të vetme që FRESSh prodhoi lajm, ky qe i pavërtetë. Shpresoj dhe uroj që delegacioni i tyre në kampin e IUSY-t të vijë në Jalë me mendje dhe zemër pozitive. Shpresoj dhe uroj gjithashtu, që të cojnë deri në fund detyrimet e tyre. Sic e kemi tashmë traditë, të cilën sado të përpiqen nuk na i mohojnë dot, ne do i mirëpresim ata dhe qindra të rinj të tjerë nga e gjithë bota në një kamp që do të jetë i paharrueshëm nga momentet fantastike që do të krijohen.

Më poshtë linku ku verifikohet sa është thënë më sipër:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043524026870728
array(1) { ["section"]=> string(90) "mehmetaj-i-nxjerr-te-palarat-fressh-it-ne-jale-ju-ftuam-ne-s-keni-paguar-akoma-leket-85822" }