Meksika kërkon aleancë me Kanadanë kundër SHBA për tregtinë e lirë

Publikuar tek: bota, më 21:13 18-02-2017 Meksika kërkon aleancë me Kanadanë kundër SHBA për tregtinë e lirë

Ministri meksikan i ekonomisë, Ildefonso Guajardo i kërkoi Kanadasë që të mbajnë një front të përbashkët përballë SHBA-së në çështjen për rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore (ALENA).

Në një intervistë të publikuar sot nga të përditshmet kanadeze “The Globe” dhe “Mail”, “Guajardo i kërkoi Otavës t’i rezistojë tundimit për të kaluar e vetme në negociatat me SHBA-në”.

“ALENA është trepalëshe dhe duhet të jetë objekt i bisedimeve trepalëshe”, deklaroi ai.

ALENA, që mbledh Meksikën, SHBA-në dhe Kanadanë që prej vitit 1994 është vënë në diskutim nga presidenti Donald Trump që e cilësoi gjatë fushatës së tij si traktati më i keq tregtar i nënshkruar nga një vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia kërkon publikisht ndryshimin e rendit liberal botëror, Lavrov: Perëndimi ka rënë
Moska njeh pasaportat e republikave separatiste ukrainase »
Article Logic
Execution time: 0.010875940322876
array(1) { ["section"]=> string(72) "meksika-kerkon-aleance-me-kanadane-kunder-shba-per-tregtine-e-lire-69176" }