Melania kundër Trump për politikën e migrimit: Urrej kur…

Publikuar tek: bota, më 07:31 18-06-2018 Melania kundër Trump për politikën e migrimit: Urrej kur… Donald Trump-Melania Trump

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e migrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA.

Zëdhënësja e saj ka thënë për mediat e huaja se zonja Trump urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre dhe dëshiron të shohë reforma të suksesshme të imigrimit.

 Reagimi erdhi ndërsa qindra protestues u mblodhën jashtë ndertesave në Teksas dhe Neë Jersey duke protestuar për ndarjen e të rinjve emigrantë nga familjet e tyre dhe ndërkohë që presidenti Trump ka ddeklaruar  zero-tolerancë për migrimin.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane, Laura Bush, duke e cilësuar politikën në fjalë si të pamoralshme.

Në periudhën e fundit gjashtë-javore është raportuar për rreth 2,000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm godet Japoninë (VIDEO)
Arrestohet 31 vjeçarja shqiptare, i shet avokatit homoseksual fëmijën për 70 mijë euro »
Article Logic
Execution time: 0.012989044189453
array(1) { ["section"]=> string(62) "melania-kunder-trump-per-politiken-e-migrimit-urrej-kur-124807" }