Melania Trump është vetëm një ‘objekt’ për Donald Trump, ekspertët e gjuhës së trupit trondisin me analizën e tyre

Publikuar tek: bota, më 10:00 25-01-2017 Melania Trump është vetëm një ‘objekt’ për Donald Trump, ekspertët e gjuhës së trupit trondisin me analizën e tyre

"Melania Trump është “objekt” për burrin e saj", kjo sipas një eksperteje të gjuhës së trupit e cila ka analizuar sjelljen e ‘Familjes së Parë’ në ditën e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. 

Të ndjekur nga kamerat televizive, presidenti amerikan dhe gruaja e tij janë analizuar me imtësi në ditën që Donald Trump bëri betimin.

Shumë ekspertë u shprehën se kishin vënë re natyrën e ftohtë të marrëdhënies mes çiftit, sidomos në krahasim me çiftin Obama. 

“Melania është një objekt për Trump”, thotë Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur. “Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë në atë marrëdhënie” tha ajo për “Mic” shkruan ‘The Independent’

Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspert, Patti Wood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar. Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja Wood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner”.

Një shembull tjetër i cili ka marrë më shumë vëmendje ka ndodhur kur ata dolën nga makina.

“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend qe të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Wood për “Daily Mail”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump pezullon sot vizat për vendet myslimane, sa rrezikohen Shqipëria dhe Kosova?
Schulz kandidati zyrtar i socialdemokratëve për kancelar të Gjermanisë, ‘europiani’ që mund të mposhtë Merkel »
Article Logic
Execution time: 0.012339115142822
array(1) { ["section"]=> string(117) "melania-trump-eshte-vetem-nje-objekt-per-donald-trump-ekspertet-e-gjuhes-se-trupit-trondisin-me-analizen-e-tyre-66595" }