Ajo është një ndër femrat me seksi, ndërsa gjithmonë është paraqitur mjaft e kuruar në pamjen e jashtme.
Bëhet fjalë pikërisht për Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump e cila ditën e sotme mbush plot 48 vjeç dhe kjo nuk duket fare. Por tema nuk është kjo!
Të gjithë do të pyesnin veten se çfarë i ka dhuruar këtë përvjetor bashkëshorti i saj miliarder Donald Trump, por përsëri do të zhgënjeheni.
Sipas mediave të huaja, Trump është mjaftuar me një buqetë me lule dhe një kartolinë, ndërsa vetë ai ka deklaruar se është shumë i zënë për të kërkuar për dhurata.
Ky veprim është cilësuar si i papranueshëm nga të gjithë, ndërkohë që me sa duket presidentit amerikan nuk i intereson fare mendimi i të tjerëve.