Memaliaj pa ujë të pijshëm, denoncon Berisha: Përdoret për arat e kanabisit jo për qytetarët

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 03-07-2017 Memaliaj pa ujë të pijshëm, denoncon Berisha: Përdoret për arat e kanabisit jo për qytetarët

Për shkak të thatësirave të shumta, vazhdimisht organet kopetente kanë bërë thirrje për mosshpërdorimin e ujit të pijshëm. Në disa qytete janë ngritur grupe taks-force për të shmangur çdo lloj abuzimi nga qytetarët.

 

Por ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka bërë një denoncim për furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Memaliajt, i cili furnizohet me ujë vetëm 1 orë në ditë.

Ne postimin e tij në rrjetin social facebook, Berisha akuzon drejtpërdrejtë Tërmet Peçin, kryetarin e Bashkisë Tepelenë se ka ndërprerë ujin për banorët dhe e shpërndan atë tek kultivuesit e kanabisit.

Nga mungesa e ujit të pijshëm, kushtet higjeno-sanitare nëpër bizneset e lokalit janë jashtë normave të lejuara, thotë Sali Berisha.

Për këtë anomalitet, ish-kryeministri kërkon që të ngrihet një grup hetimor për të nxjerrë para drejtësisë shkaktarët e kësaj situate.

Kujtojmë se qyteti i Tepelenës është një nga vendet me më shumë ujë në gjithë territorin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Gjendje katastrofe per uje te pishem ne Memaliaj! 
Termeti ndeshkon qytetin me vetem 1 ore uje ne 24 ore!

Te dashur miq, qytetin e Memaliaj e kercenon realisht nje epidemi e rende per shka te kushteve higjenike shume te keqija qe ka krijuar nderpreja pothuaj e plote e ujit te pijshem nga Termeti i Edi Rames. Nuk ka dyshim qe thatesira a ndikuar shume ne burimet e ujesjellesit te Tepelenes, por shkak me kryesor eshte keqmenaxhimi i tij dhe qendrimi i papergjegjshem i Termetit te Partise, qe e ka mendjen jo tek furnizimi me uje i qytetareve por arave te kanabisit.

I bej thirrje prokurorise te nise hetimin menjehere per te nxjerre shkaqet dhe pergjegjesit e vertet te situates tejet kercenuese per shendetin qe kalojne banoret e qytetit Memaliaj.
Lexoni pershkrimin e gjendjes nga qytetari dixhital! sb

 

 19894348_146744742543358_1953783427_n.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018857955932617
array(1) { ["section"]=> string(96) "memaliaj-pa-uje-te-pijshem-denoncon-berisha-perdoret-per-arat-e-kanabisit-jo-per-qytetaret-84861" }