Efektivi i policisë Mariglen Hyshasani është vetëvrarë me armën e shërbimit. Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar policin 49 vjeçar në këtë veprim ekstrem, megjithatë kjo pritet të zbulohet pas hetimve të Policisë së Tepelenës.
Hyshasani është vetëplagosur gjithashtu në vitin 2003, gjatë kohës që ishte efektiv i FNSH-së.