Memoriali i turqve në Tiranë dhe një postim ‘fut në sherr’ dy ambasadat e Kosovës dhe Turqisë

Publikuar tek: rajon, më 19:59 16-08-2019 Memoriali i turqve në Tiranë dhe një postim ‘fut në sherr’ dy ambasadat e Kosovës dhe Turqisë Memoriali i 251 të rënëve të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi (Tiranë)

Postimi i Ambasadorit të Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj kundër memorialit të 251 viktimave të grushtit të dështuar turk dhe kritikat ndaj presidentit të vendit Rexhep Taip Erdogan ka sjellë reagimin e selisë diplomatike të shtetit turk në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Ambasada turke në Shkup vendosi që të shmangë ccdo takim dhe komunikim me përfaqësuesin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Pas përhapjes së lajmit, ambasori Dedaj e fshiu postimin nga llogaria e tij në 'Facebook'.

‘’Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në llogarinë e tij në rrjetin social ka bërë postim lidhur me memorialin e përbërë nga një pllakatë e vendosur në Liqenin Artificial në Tiranë mbi të cilën ndodhen emrat e 251 dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016 në Turqi’’, shkruhet në qëndrimin zyrtar të Ambasadës Turke në Kosovë.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077750682830811
array(1) { ["section"]=> string(98) "memoriali-i-turqve-ne-tirane-dhe-nje-postim-fut-ne-sherr-dy-ambasadat-e-kosoves-dhe-turqise-175543" }