Menaxhimi i protestave, Rama shpërblen Policinë e Shtetit (Dokument)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:38 22-05-2019 Menaxhimi i protestave, Rama shpërblen Policinë e Shtetit (Dokument) Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama me anë të një dokumenti të vendimit të Këshillit të Ministrave, ka bërë një rishpërndarje fondesh të buxhetit të vitit 2019, për Policinë e Shtetit.

Vendimi është i datës 16.5.2019, në të cilën shpjegohet se Ministrisë së Brendshme do t’i shtohen 1.7 milionë dollarë fonde në programin buxhetor ‘Policia e Shtetit’, për rezultate të larta në krye të detyrës.

Gjithashtu në dokument bëhet me dije se me anë të rishpërndarjes, Ministrisë së Mbrojtjes do t’i pakësohen fondet me 1.7 milionë dollarë.

Sipas vendimit dokumenti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Dokument.jpg

1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027259826660156
array(1) { ["section"]=> string(72) "menaxhimi-i-protestave-rama-shperblen-policine-e-shtetit-dokument-165316" }