Mendonin se po vidhnin një KANTIER, por gabuan…po vidhnin te GUARDIA DI FINANZA, tre shqiptarë në pranga

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 23-03-2018 Mendonin se po vidhnin një KANTIER, por gabuan…po vidhnin te GUARDIA DI FINANZA, tre shqiptarë në pranga Foto ilustruese

Një histori sa qesharake dhe aq e paorganizuar ajo e tre shqiptarëve në Savona të Italisë ditën e djeshme, rezidentë në provincën e Imperia.

U ngjitën sipër një muri perimetral falë një shkalle dhe të “armatosur” me sende metalike, po përpiqeshin të hynin në atë që e konsideruan si kantier. Por sa keq, sepse në fakt bëhej fjalë për gazermën e Guardia di Financa, raporton newsbomb.al.

Gjithcka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur militarët e Komandos kanë arrestuar tre shqiptarët, E.G 22 vjec, E.V 29 vjec dhe E.I 17 vjec, me precedent të mëparshëm për vjedhje, drogë e armë.

Një prej tyre u suprizua nga vigjilenza e brendshme e perimetrit të gazermës, një tjetër ishte akoma në perimetër, ndërsa i treti priste jashtë duke drejtuar një furgon.

Në momentin e arrestimit, asnjëri prej tyre nuk po kuptonte se ku kishte tentuar të hynte, raporton newsbomb.al.

Dy më të mëdhenjtë u prangosën dhe mëngjesin e sotëm dolën edhe para gjykatës, ndërsa për të tretin, 17 vjecar minoren, u cua në një qendër në Genova.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052408933639526
array(1) { ["section"]=> string(109) "mendonin-se-po-vidhnin-nje-kantier-por-gabuan-po-vidhnin-te-guardia-di-finanza-tre-shqiptare-ne-pranga-114286" }