Ndonëse prej dy ditësh reshjet e shiut nuk kanë qenë prezente në territorin shqiptarë, kjo gjë duket se nuk do të zgjasë për shumë kohë.
Sipas metereologëve, reshjet e shiut pritet të rikthehen pasditen e sotme, por të dobëta në të gjithë vendin. Ndërkohë, ditën e nesërme reshjet i lënë sërish vendin kthjellimeve.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.23) priten reshje lokale të dobëta në të gjithë territorin dhe nesër (e mërkurë, dt.24) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nuk priten reshje në formën e dëborës.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 °C / 11 °C
në vendet malore: -4 °C / 4 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.23) dhe nesër (e mërkurë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.