Mëngjes i vështirë për protestuesit e Zharrëzës, të shtrirë në rrugë i rezistojnë shiut

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 01-03-2017 Mëngjes i vështirë për protestuesit e Zharrëzës, të shtrirë në rrugë i rezistojnë shiut

Mëngjesi i sotëm ka qenë i vëshirë për banorët e Zharrëzës, të cilët ndodhen në ditën e pestë të protestës përpara Ministrisë së Energjisë.

Rreshjet e shiut i kanë gjetur protestuesit të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me mushama, në pamundësi për të hapur një çadër, pasi policia nuk ua lejon diçka të tillë.

Ndonëse ministria ka njoftuar për vendimin e dëmshpërblimit të të gjithë banorëve të dëmtuar në Zharrëz, nga tërmet artificiale të kompanisë së naftës, protestuesit kanë vendosur të mos largohen nga Tirana derisa të realizohen të gjitha kërkesat e tyre. Ata shprehen se nuk kanë më besim dhe do protestojnë derisa të realizohet premtimi i qeverisë, pasi janë mashtruar disa herë për këtë çështje.

Protesta ka nisur të transmetohet në televizionet shqiptare vetëm pasi qeveria vendosi për dëmshpërblimin, ndërsa shumë anëtarë të shoqërisë civile, gazetarë dhe deputeti Ben Blushi, kanë akuzuar mediat se janë paguar nga kompania Bankers Petroleum për të mos pasqyruar shqetësimet e banorëve.

17021891_566552433553929_2616791578895626744_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022832870483398
array(1) { ["section"]=> string(92) "mengjes-i-veshtire-per-protestuesit-e-zharrezes-te-shtrire-ne-rruge-i-rezistojne-shiut-70336" }