Menjëherë pas pushimit në Rezidencën Amerikane, Bylykbashi e Vasili shkojnë më PD, iu bashkohet përsëri dhe Kryemadhi

Publikuar tek: politike, më 20:15 03-06-2020 Menjëherë pas pushimit në Rezidencën Amerikane, Bylykbashi e Vasili shkojnë më PD, iu bashkohet përsëri dhe Kryemadhi Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi mberrijne ne PD

Anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, menjëherë pas pushimit në Rezidencën Amerikane kanë shkuar në Selinë Blu. Menjëherë pas tyre në PD ka shkuar përsëri dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Në orën 19.00, pas 7 orësh diskutime në Rezidencën Amerikane me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në Selinë Blu për të raportuar te Basha e Kryemadhi se deri në çfarë pike kanë ecur diskutimet për Zgjedhoren.

Palët kanë vendosur të bëjnë rreth një orë e gjysmë pushim, për t’u ritakuar sërish në orën 20:30. Më pas pritet të ketë edhe një deklaratë për media nga ambasadorët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Politik.

Insistimi i ambasadores së SHBA Yri Kim, pritet të japë rezultat për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa aktualisht raportohet se palët kanë rënë dakort për disa kërkesa.

Ndërkohë, edhe gjatë një pushimi që është bërë më herët pasditen e sotme, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në Selinë Blu ku janë takuar me Bashën e Kryemadhin, e po ashtu dhe përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009523868560791
array(1) { ["section"]=> string(122) "menjehere-pas-pushimit-ne-rezidencen-amerikane-bylykbashi-e-vasili-shkojne-me-pd-iu-bashkohet-perseri-dhe-kryemadhi-208957" }