Menjëherë pas Ukrainës, Rama niset nesër për në Romë: Takim me homologun Conte

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 22-01-2020 Menjëherë pas Ukrainës, Rama niset nesër për në Romë: Takim me homologun Conte FotoArkive: Kryeministri Rama me homologun Conte, gjate vizites ne Tirane

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas vizitës dy ditore në Ukrainë, do të niset nesër për në Itali.

Mësohet se, Rama do të takohet paraditen e nesërme me homologun italian Giuseppe Conte, në orën 10:30, por deri tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet. Shqipëria ka marrë për vitin 2020 Presidencën e kryesimit të OSBE, dhe agjenda e kryeministrit Rama si President i kryesisë së OSBE mesa duket do të jetë tepër e ngjeshur.

Kujtojmë se, në muajin tetor të vitit të kaluar kryeministri i Italisë Giuseppe Conte erdhi në vendin tonë dhe gjatë konferencës me Ramën, theksoi miqësinë e fortë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve. Ndërkohë, dy javë pas vizitës së Contes në Tiranë, kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni shtetërore në Itali.

Takimi u zhvillua në zyrën e Contes në Palazzo Chigi, ku dy liderët folën për situatën politike, integrimin në BE dhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030234098434448
array(1) { ["section"]=> string(83) "menjehere-pas-ukraines-rama-niset-neser-per-ne-rome-takim-me-homologun-conte-192861" }