Menjëherë pas vendimit, Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut dërgohet në burg

Publikuar tek: rajon, më 23:29 21-08-2019 Menjëherë pas vendimit, Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut dërgohet në burg Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva është nisur për në burgun e Shutkës, menjëherë pasi gjykatësi caktoi masën 30 ditë paraburgim.

Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Kryeprokurori Publik Ljubomir Joveski tha në një konferencë për shtyp se Janeva, u mor në pyetje për katër orë dhe u arrestua me dyshimin e "shpërdorimit të detyrës" pasi kishte "prova të pakundërshtueshme"  ndaj saj.

Prokurorja Speciale dyshohet të ketë shpërdorur detyrën duke u përfshirë në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.
Screenshot_10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022932052612305
array(1) { ["section"]=> string(89) "menjehere-pas-vendimit-prokurorja-speciale-e-maqedonise-se-veriut-dergohet-ne-burg-175984" }