Menjëherë pas Venecias, Meta kthen sytë te Kombëtarja: Të gjithë pranë kuqezinjve

Publikuar tek: sport, më 18:04 11-10-2019 Menjëherë pas Venecias, Meta kthen sytë te Kombëtarja: Të gjithë pranë kuqezinjve Foto e kuqezinjve, e shperndare nga Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se të gjithë sonte në mbrëmje duhet të jemi pranë kuqezinjve.

“Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar”, shkruan Meta, në një postim të pak minutave më parë, ndërsa poston dhe një foto të ekipit kombëtar.

Ashtu siç deklaroi dhe mbrëmjen e djeshme se vendimi I Komisionit të Venecias kishte “zero” rëndësi për të, pasi “mendjen” e kishte të Kombëtarja dhe Hysaj, Meta sot menjëherë pas dhënies së vendimit të Venecias, uron Kombëtaren dhe I fton të gjithë të jenë pranë kuqezinjve.

Mbrëmjen e sotme në Stamboll luhet ndeshja midis Turqisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2020.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023313999176025
array(1) { ["section"]=> string(86) "menjehere-pas-venecias-meta-kthen-syte-te-kombetarja-te-gjithe-prane-kuqezinjve-181689" }