Menu-ja e “Wuhan”-it në restorantin shqiptar, e mbushur me kafshë që ndalohet të gjuhen: Nga breshka e iriqi, te pëllumbi i egër e kaprolli (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 01-06-2020 Menu-ja e “Wuhan”-it në restorantin shqiptar, e mbushur me kafshë që ndalohet të gjuhen: Nga breshka e iriqi, te pëllumbi i egër e kaprolli (FOTO)

Një menu restoranti e frikshme, horror mund të themi, po qarkullon masivisht në media sociale. Një restorant shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ofron për klientët e tij një menu, e cila përmban kafshë të egra, të cilat janë në zhdukje dhe nuk lejohen të vriten.

Duke filluar nga breshka e iriqi, te kaprolli dhe pëllumbi i egër. Janë dy probleme; çështja ligjore, pasi kafshë të tilla si rosa e egër, pëllumbi i egër, kaprolli e shapka, nuk lejohen të gjuhen. Kemi dhe çështjen e kulturës dhe bestytnive.

menuja.jpg

Në Shqipëri të vrasësh breshkë apo pëllumb është "gjynah", njësoj si të vrasësh lopë në Indi. Ne nuk i konsiderojmë të shenjta breshkat apo pëllumbtat, nuk i lutemi atyre, por sipas gojëdhënave ndër vite, na është thënë se "është gjynah t'i vrasim".

Për këtë gjë kanë reaguar shumë aktivistë, mbrojtës të faunës në vend, të cilët thonë se "shpresojmë që kjo menu të mos jetë e vërtetë".

Ndërkohë shumë komentues e kanë konsideruar këtë menunë e Wuhan-it, duke iu referuar tregut të Wuhan-it, i cili përmbante qen, mace, gjarpërinj e specie të tjera që në ballkan e perëndim dënohesh t'i vrasësh, e jo më t'i konsumosh për ushqim të përditshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018107175827026
array(1) { ["section"]=> string(134) "menu-ja-e-wuhan-it-ne-restorantin-shqiptar-e-mbushur-me-kafshe-qe-ndalohet-te-gjuhen-nga-breshka-e-iriqi-te-pellumbi-e-kaprolli-208691" }