Mercedes-Maybach S-Class i ri - Përkufizimi i ri i luksit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 25-11-2020 Mercedes-Maybach S-Class i ri - Përkufizimi i ri i luksit

Shtutgart/Tiranë – Që nga hedhja në treg në vitin 2015, rreth 60 000 njësi Mercedes-Maybach S-Class janë shitur në të gjithë botën.

Në vitin 2019, rreth 12 000 njësi janë shitur në të gjithë botë, një shifër rekord për modelet Mercedes-Maybach S-Class. Në përqindje, rritjet e shitjeve në Kinë shënuan numra dyshifrorë. Krahas Kinës, ka patur një rritje të kërkesës dhe në tregjet kryesore, të tilla si Rusia, Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Gjermania. Ndërkohë, Mercedes-Maybach S-Class i ri do të vazhdojë të njëjtën histori suksesi. Modeli i ri kombinon përsosmërinë dhe zgjidhjet e teknologjisë së avancuar të modelit të ri Mercedes-Benz S-Class, të prezantuara së fundmi me ekskluzivitetin dhe traditën e Maybach. Modeli i ri do të jetë rreth 18 cm më i gjatë, krahasuar me variantin Long (i gjatë) të Mercedes-Benz S-Class të ri. Falë ndjenjëseve Ekzekutive, si pjesë të paketës standarde dhe paketës së shoferit, pjesa e pasme shndërrohet në një zonë komode pune ose çlodhjeje. Këto veçori plotësohen me detaje të tjera ekskluzive, të tilla si zona me hapësira më të gjera dhe me zbukurime në pjesën e pasme të sediljeve të përparme, si dhe në hapësirën ndërmjet dy pasagjerëve, në pjesën e pasme. Në shumë tregje, shitjet e Mercedes-Maybach S-Class do të fillojnë para fundit të këtij viti. Ndërkohë, në tregun europian shitjet do të fillojnë në Gjermani në pranverën e vitit 2021, të cilat do të pasohen dhe nga tregjet e tjera.

“Me modelin e ri Mercedes-Maybach S-Class, forcojmë akoma më shumë gamën e produkteve tona progresive, moderne dhe ekskluzive, pak para 100 vjetorit të modelit të parë Mercedes-Maybach”, shprehet Dirk Fetzer, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve Mercedes-Maybach. “Siç ka ndodhur dhe në atë kohë, edhe klientët e sotëm kanë pritshmëri të larta për ekskluzivitetin dhe individualitetin, dizajnin elegant dhe standardin e klasit më të lartë, të gjitha të bazuara në teknologjinë më të fundit. Sidomos në lidhje me komoditetin, sigurinë dhe dizajnin, Mercedes-Maybach S-Class i ri ka karakteristika unike në segmentin luksoz shumë të famshëm”, thotë ai.

Mercedes-Maybach S-Class (gjatësia/gjerësia/lartësia: 5469/1921/1510 milimetra) është një sallon klasik me tre hapësira. Karakteristikat dalluese në pjesën e përparme përfshijnë grilën me elementë të kromuar dhe emblemën klasike Mercedes-Maybach. Kjo bie në sy që nga shiritat në pozicion vertikal dhe tridimensionalë. Emri MAYBACH është përshtatur me elegancë në hapësirën e kromuar të grilës. Dyert e pasme janë më të gjëra se ato të modeleve të mëparshme, apo dhe ato të modeleve të reja S-Class. Ekskluziviteti shquhet gjithashtu dhe nga logoja e Maybach në pjesën e pasme. Sipas kërkesës, Mercedes-Maybach S-Class i ri mund të pajiset me dyer të pasme të komandueshme në mënyrë elektrike. 

Pamja ekskluzive e Mercedes-Maybach S-Class të ri mund të përmirësohet dhe nga opsioni me dy ngjyra dhe me një vijë ndarëse, e cila aplikohet me dorë në standardet më të larta të cilësisë. Kjo do të jetë në dispizicion si opsion i veçantë, sikunder është dhe teknologjia dritave DIGITAL LIGHT. Kjo lejon funksione të reja, p.sh. projeksioni i sinjalistikës paralajmëruese në pjesën e përparme të fushëpamjes. Në secilën dritë, DIGITAL LIGHT ka një modul të dritës me tri LED-ë jashtëzakonisht të fuqishëm, me dritë që përthyhet dhe drejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra.

2020-11-03_Image_20C0654-100.jpg

Interiori: Hapësira bujare dhe komoditet maksimal veçanërisht në pjesën e pasme

Interiori i modelit të ri Mercedes-Maybach S-Class bazohet në dizajnin e brendshëm plotësisht të ridizenjuar të Mercedes-Benz S-Class. Pamja e re e panelit të kontrollit, konsola qëndrore dhe hapësira në pjesën anësore, duket se noton mbi një peizazh hapsinor të gjerë.

Ndërkohë, në dispozicion do të jenë deri në pesë konfigurime të ekrani. Pjesë e paketës standarde është dhe ekrani OLED 12.8 inçësh në qendër, i cili do të jetë i pajisur me procesurë të teknologjisë më të fundit. Ndërkohë në pjesën e përparme, në zonën e drejtuesit të mjetit, është vendosur dhe një ekran 3D në madhësinë 12,3 inç, me përfaqësim tre-dimensional të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe efekte të theksuara të thellësisë dhe hijes, opsione të cilat janë në dizpozicion sipas kërkesës.

Pamja dalluese e ekranit të drejtuesit të mjetit në mënyrën e shfaqjes Exclusive, nënvizon statusin e veçantë të Mercedes Maybach: Pjesa anësore e instrumenteve janë në ngjyrën ikonë të artë në rozë.

Kjo ngjyrë përdoret gjithashtu dhe për ndriçimin aktiv të ambientit (si pajisje opsionale), d.m.th. brezi i dritave LED është kombinuar me shumë elegancë me komoditetin dhe funksionet e tjera të sigurisë. Ngjyra rozë e artë dhe shkëlqim ametisti (amethyst glow) janë dy ngjyra tërësisht të reja të ndriçimi aktiv i ambientit. Ekrani në pjesën e pasme, mirëpret pasagjerët me një presence të veçantë ndriçimi. Ndërkohë ndriçimi në pjesën e pasme ka dhe premierën e tij në modelin e ri Mercedes-Maybach. Kjo ndjek dëshirat e pasagjerëve në disa aspekte: në elementë që lidhen me tonalitetin, shkëlqimin, dhe pozicionimin e ndriçimit, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës. Ekziston gjithashtu një gamë e gjerë opsionesh të ndërmjetme, mes ndriçimit të përshtatur për kushtet e punës dhe dritës relaksuese të sallonit luksoz.

Në bord janë gjithashtu dhe një mori opsionesh të reja të luksit klasik: opsionet e reja përfshijnë sipërfaqe më të mëdha të dekoruar në sediljet e përparme. Materiali i drurit i cilësisë superiore rrethon pjesën e pasme të ndenjëseve të përparme. Varësisht zgjedhjeve opsionale, ndenjëset e Klasit të Parë janë të specifikuara, një hapësirë dekorimi e ngjashme është vendosur dhe në pjesën ndërmjet pasagjerëve në pjesën e pasme.

Ndërkohe, modelin Mercedes-Maybach S-Class i ri do të jetë 18 cm më i gjatë krahasuar me Mercedes-Benz S-Class Long (variantin e gjatë) dhe rrjedhimisht përfitohet më shumë hapësirë në pjesën e pasme. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të dimensioneve kryesore:

   

Mercedes-Maybach S-Class (Z 223)

S-Class varianti i gjatë (V 223)

S-Class varianti i shkurtër (Ë 223)

Gjatësia e përgjithshme

mm

5469

5289

5179

Gjerësia e përgjithshme

mm

1.921

1.954/1.921

1.954/1.921

Lartësia e përgjithshme

mm

1510

1503

1503

Interaksi

mm

3396

3216

3106

Një tregues i qartë se pronari i Mercedes-Maybach S-Class zakonisht do të ulet në pjesën e pasme, janë vendet ekzekutive në të majtë dhe në të djathtë, plus paketën Chauffeur për drejtuesin e mjetit, si pajisje standarde. Pasagjeri mund të komandojë në mënyrë të pavarur pozicionin e sediljes dhe mbështetësen e sediljes Ekzekutive. Përdorimi i mbështetëses së këmbëve në sediljen e përparme dhe i mbështetëses së shtrirë elektrikisht, krijon një sipërfaqe për mbështetje të vazhdueshme, të rehatshme dhe të përshtatura për një pozicion të këndshëm gjumi. Hapësira për shtrirjen dhe mbështetjen e këmbëve është zgjeruar me rreth 50 mm krahasuar me modelin e mëparshëm. Funksioni i masazhit të muskujve të këmbëve, si pjesë e paketës Seating Comfort Rear, është një tjetër opsion i ri. Ngrohja e qafës/shpatullave në pjesën e pasme është një tjetër opsion që rrit ndjeshëm komoditetin.

2020-11-03_Image_20C0654-101.jpg

Sistem infotainment MBUX (Mercedes-Benz User Experience) më personal dhe më intuitive në përdorim.

Gjenerata e dytë e MBUX (Mercedes-Benz User Experience) e prezantuar në 2018, debuton këtë vit në modelin e ri S-Class. Karakteristika unike e MBUX janë rrjetëzimi i tij me një gamë të gjerë të sistemeve të automjetit dhe të dhënave të sensorëve. Grafikat fantastike të ndërfaqeve, deri në pesë ekrane të mëdhenj, të pajisura pjesërisht me teknologjinë OLED, e bëjnë kontrollin e funksioneve të automjetit dhe komoditetit edhe më të lehtë. Mundësitë për personalizim dhe ndërveprim intuitiv janë zgjeruar jashtëzakonisht shumë. Sipas kërkesës, Mercedes-Maybach S-Class i ri, gjithashtu mund të pajiset me MBUX Interior Assist (Asistentin MBUX në Bord) në pjesën e pasme.

Asistenti MBUX në Bord është i aftë të identifikojë të gjitha dëshirat e banorëve. Ajo njeh qëndrimin e syve, gjestet e duarve dhe gjuhën e trupit të pasagjerëve, në mënyrë që të ndihmojë me funksionet automatike të automjetit sipas situatës. Mercedes-Maybach S-Class gjithashtu mund të identifikojë lëvizjet dhe gjestet dhe nga pasagjerët në pjesën e pasme me ndihmën e kamerave 3D lazer të vendosura në pjesën e tavanit. Për shembull, zgjatuesi i rripit për sediljet të pasme automatikisht ofron rripin e sigurimit kur MBUX Interior Assist njeh qëllimin e pasagjerëve për të mundësuar rripin vetëm përmes lëvizjeve të duarve. Funksioni i paralajmërimit të daljes nga automjeti është zgjeruar gjithashtu dhe është në gjendje të regjistrojë nëse pasagjeri në pjesën e pasme dëshiron të largohet nga automjeti.

2020-11-03_Image_20C0654-106.jpg

Projektim i rafikuar i motorit për shpërndarje efikase të energjisë.

Motorët e modelit të ri Mercedes-Maybach S-Class janë motorët e portofolit të Mercedes-Benz dhe pjesërisht asistohen në mënyrë elektrike. Elektrifikimi mundësohet nga një gjenerator i integruar i gjeneratës së dytë (ISG). Kjo siguron një rritje deri në 15 kW, lehtëson dhe garanton një “rrëshqitje” efikase kur ju ngisni me shpejtësi konstante, dhe e bën përvojën e nisjes/frenimit edhe më komode, dhe ndërkohë e bën sistemin e drejtimit më efikas në përgjithësi. Makina me të gjitha rrotat aktive është gjithmonë pjesë e paketës standarde.

Transmisioni 9G-TRONIC është zhvilluar edhe më shumë dhe është përshtatur për ISG. Motori elektrik, teknologjia elektronike e energjisë dhe ftohësi i transmisionit tani kanë lëvizur në ose në transmisition. Një sistem shkarkimi me një filtër grimcash të konfiguruar për variantin e motorit me benzinë përdoret për të pastruar gazrat e shkarkimit. Sensorët e presionit dhe temperaturës, si dhe sensorët më të fundit të oksigjenit, sigurojnë trajtim efikas të shkarkimit në të gjithë hartën veçorive.

2020-11-03_Image_20C0654-107.jpg

Pezullimi: konfigurim i rehatshëm me gatishmëri të habitshme

Pezullimi me ajër AIRMATIC me amortizimin e adaptueshëm ADS + do të jetë pjesë e paketës standard. Duke përdorur DYNAMIC SELECT, drejtuesi i mjetit mund të modifikojë individualisht karakteristikat e modulit të kontrollit, ESP®, pezullimin dhe drejtimin. Përzgjedhja bëhet duke përdorur një kontroll në skajin e poshtëm të ekranit qëndror. DYNAMIC SELECT ka një mënyrë të veçantë drejtimi MAYBACH, e cila përqendrohet tërësisht në komoditetin e udhëtimit.

Manovrimi opsional i boshtit të pasëm përmirëson zhdërvjelltësinë në zonat urbane. Kjo zvogëlon rrethin e kthesës deri në dy metra. Klientët mund të zgjedhin midis dy varianteve: Drejtimi me boshtin e pasëm 4.5° dhe 10°. Në vend të 13,4 metra, rrethi i kthesës është 12,4 ose 11,4 metra.

Pezullimi opsional, plotësisht aktiv E-ACTIVE BODY CONTROL me 48 V përdor një aparat fotografik stereo për të skanuar rrugën përpara dhe zbut valëzimet. Ai gjithashtu mundëson mbrojtje shtesë në rast të një përplasjeje anësore, pasi rrit nivelin e automjetit (lartësinë nga toka). Mund të zvogëlojë forcat që veprojnë tek pasagjerët sepse drejton forcat e goditjes drejt strukturave veçanërisht rezistente në zonën e poshtme të automjetit

2020-11-03_Image_20C0654-108.jpg

Komoditet akustik: Jashtëzakonisht i qetë dhe me dridhje minimale

Limuzina e re luksoze rrit më tej performancën shumë të mirë NVH (zhurmat, dridhjet, ashpërsisë) e gjeneratës së re të modeleve S-Class. Masat e zgjeruara të NVH kryesisht përfitojnë nga pjesa e pasme. Një shtresë shtesë është instaluar në zonën e harkuar të rrotave të pasme, për shembull. Përveç kësaj, xhamat në pjesën anësorë janë të pajisur me një xham të laminuar më të trashë, pasi ato janë në afërsi të kokave të pasagjerëve në pjesën. Ndërkohë, në dizpozicion sipas kërkesës janë dhe gomat e optimizuara që absorbojnë zhurmat.

Kompensimi aktiv i zhurmës në rrugë përdoret nga kompania për herë të parë. Sistemi zvogëlon zhurmat e padëshiruara me frekuencë të ulët duke përdorur valë zanore kundër fazave. Altoparlantët të sistemit të tingullit rrethues 4D të nivelit të lartë Burmester® do të jenë pjesë e paketës standard.

2020-11-03_Image_20C0654-109.jpg

Siguria: edhe më shumë mbrojtje para dhe gjatë aksidenteve

Veçanërisht në modelet Mercedes-Maybach S-Class, vëmendje e veçantë gjithmonë i është kushtuar sigurisë në pjesën e pasme. Gjatë përplasjeve të forta ballore, jastëkët inovativë të vendosur në pjesën e pasëm, të cilët janë pjesë e paketës standard, mund të zvogëlojnë ndjeshëm ngarkesat që veprojnë mbi kokat dhe qafat e rripit të sigurimit. Në modelin e ri Mercedes-Maybach S-Class, pasagjerët në pjesën e pasme të një makine do të kenë në dispozicion dhe një zgjatës automatik të rripit të sigurimit, një opsione që do të jetë në dispozicion për herë të parë. Kjo mund të interpretohet dhe si një ftesë indirekte për të lidhur rripin, dhe gjithashtu e bën procesin më të përshtatshëm. Zgjatësi i rripit është i integruar në mbështetësen e adaptueshme të sediljes Ekzekutive, dhe për këtë arsye është gjithmonë në pozicionin e duhur për pasagjerin.

Në përdorim të përditshëm, sistemet e reja dhe të zgjeruara të ndihmës, lehtësojnë stresin e drejtuesit të mjetit varësisht situates, në përshtatjen e shpejtësisë së automjetit, kontrollin e distancës, drejtimin dhe ndërrimin e korsisë. Kjo i mundëson shoferit që të qëndrojë vigjilent për një kohë më gjatë, dhe të arrijë në destinacion më i sigurt dhe më i qetë. Në rastet e rrezikut të mundshëm, sistemet e ndihmës në drejtimin e mjetit mund të përgjigjen në përputhje me situatën dhe të zbusin ashpërsinë e përplasjeve të mundshme, ose edhe t'i shmangin ato.

Me DRIVE PILOT, drejtimi i automatizuar me kusht i Mercedes-Benz pritet të hyjë në prodhim seri nga gjysma e dytë e vitit 2021. Në pjesët e përshtatshme të autostradës dhe ku dendësia e trafikut është e lartë, DRIVE PILOT mund të të marrë përsipër drejtimin, fillimisht në shpejtësitë ligjërisht të lejuara prej 60 km/orë.

2020-11-03_Image_20C0654-110.jpg

Brand: Përcaktues i luksit të së ardhmes prej 100 vitesh

Mercedes-Maybach është absolutisht një legjendë e luksit që vazhdimisht perfeksionon vetveten. Duke u bazuar në evolimin historik të luksit dhe cilësisë superlative, Mercedes-Maybach gjithmonë ka perfeksionuar dhe ka vendosur standarde të reja në luksin e së ardhmes. Më shumë se kurrë më parë, Mercedes-Maybach tani shquhet për “luksin e sofistikuar”. Brandi kombinon teknologjinë e klasit superior dhe perfeksionin e Mercedes-Benz me ekskluzivitetin dhe luksin elegant të MAYBACH.

Mercedes-Maybach S-Class i ri ndjek një traditë unike të modeleve ekskluzive dhe prestigjit të markave Mercedes-Benz dhe Maybach. Maybach Motorenbau GmbH prezantoi automobilin e saj të parë në Ekspozitën e Automjeteve në Berlin në vitin 1921: Modeli Maybach W3 me punime nga Auer në Cannstatt.

Në vitin 1930, u prezantua Mercedes-Benz 770 "Grand Mercedes" (W 07), dhe në vitin 1938 kjo u zëvendësua nga modeli i serisë W 150 me të njëjtin emër. Në vitet 1950 marka bëri një rikthim në segmentin luksoz me Mercedes Benz 300 (W 186 dhe W 189). Modeli tjetër i prestigjit të lartë arriti në 1963, me Mercedes-Benz 600 (W 100). Limuzinat luksoze Pullman të serive S-Class 140 (prezantuar në Shtator 1995) dhe seritë 220 seri (nga 2000) vazhduan këtë traditë në mijëvjeçarin e ri.

Në vitin 2002 DaimlerChrysler AG i rivitalizoi një nga markat më ekskluzive të automjeteve në Gjermani me sallonet luksoze Maybach të serive 240. Dhe në 2014 S-Class i markës së sotme Mercedes-Maybach festoi premierën e saj me serinë 222. Kjo përcaktoi standarde të reja me Mercedes-Maybach S 600 Pullman (2015) dhe S 600 Pullman Guard (2016).

2020-11-03_Image_20C0654-111.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-112.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-113.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-118.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-120.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-129.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-132.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-135.jpg

2020-11-03_Image_20C0654-137.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË në Pukë/ Prej 2 orësh punonjësit e IKMT-së në greminë, nxirret njëri, tjetri ndodhet ende në mjet
Zbardhet me DETAJE ngjarja në Elbasan/ Vis korçari me plumb në shpatull shkoi te Trauma, por u arrestua; në kërkim 25-vjeçari që e plagosi (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013185977935791
array(1) { ["section"]=> string(62) "mercedes-maybach-s-class-i-ri-perkufizimi-i-ri-i-luksit-229096" }