Mërgim Mavraj uron besimtarët nga “Dëshmorët e Kombit”, por foto e përzgjedhur i hap sërish telashe

Publikuar tek: sport, më 10:04 05-07-2016 Mërgim Mavraj uron besimtarët nga “Dëshmorët e Kombit”, por foto e përzgjedhur i hap sërish telashe

Futbollisti i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Fitër Bajramit.

I ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku ka falur namazin, Mavraj shkruan: “Nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit”. Nga thëllësia e zemrës i uroj gjithë shqiptarëve nga Çamëria në Preshevë edhe kudo që ndodheni. Për hajr Bajramin/ Gëzuar Bajramin”.

Por, foto e përzgjedhur nga futbollisti i ka hapur atij probleme me disa komentues. “Vërtet ne kemi Bajram dhe Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”, ishin fjalët e Gjergj Fishtës që shkruheshin në foto, por ajo që ka shqetësuar disa komentues ka qenë stema e përdorur aty, madje duke e barazuar me simbolin e birrës, të cilën Mavraj refuzoi ta mbante veshur në fanellë. 

13600335_414735268697073_5992003179971343477_n.jpg

*Foto e publikuar nga Mavraj

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025842189788818
array(1) { ["section"]=> string(102) "mergim-mavraj-uron-besimtaret-nga-deshmoret-e-kombit-por-foto-e-perzgjedhur-i-hap-serish-telashe-45566" }