Merita Halili shpallet mbretëreshë të muzikës shqiptare në SHBA

Publikuar tek: barometri, më 07:20 26-01-2018 Merita Halili shpallet mbretëreshë të muzikës shqiptare në SHBA

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara ka shpallur mbretëreshë të muzikës shqiptare Merita Halilin. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata dhe ky trofe do t’i jepet këngëtares së mirënjohur në 3 mars, në Battery Gardens.

Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

Merita Halili ka lindur në Tiranë, dhe debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike. Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora. Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe Neë Jersey. Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin "Ambasadore e Kombit" dhe "Mjeshtre e Madhe".

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030843019485474
array(1) { ["section"]=> string(70) "merita-halili-shpallet-mbretereshe-te-muzikes-shqiptare-ne-shba-107972" }