“Meriton Çmimin Hajvani i Vitit”, shkrimtari Salman Rushdie reagon pas Nobel-it për Handke

Publikuar tek: kulture-art, më 20:49 10-10-2019 “Meriton Çmimin Hajvani i Vitit”, shkrimtari Salman Rushdie reagon pas Nobel-it për Handke Shkrimtari indiano-britanik Salman Rushdie

Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie ka reaguar pas vlerësimit me Çmimin Nobel të austriakut Peter Handke.

Rushdie, fitues i një sërë çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, autor i romaneve tepër të vlerësuara si “Fëmijët e mesnatës” dhe “Psherëtima e fundit e Arapit”, ka qenë ndër të parët shkrimtarë që ka kritikuar hapur qëndrimet e Peter Handke pro politikave shoviniste dhe masakrave serbe.

Në rrjetin social Tëitter, Salman Rushdie përkrah një sërë personalitetesh dhe institucione që janë shprehur kundër çmimit Nobel në Letërsi për Handke.

Ndër to është edhe “PEN AMERICA” që shpreh “zhgënjimin e thellë” për vlerësimin e Handke, raporton Newsbomb.al.

Rushdie ka ripostuar edhe qëndrimin e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke shtuar: “Kam shkruar për idiotësitë e Handke 20 vite më parë. Jam dakort me ty”.

Në një përgjigje për një komentues, Rushdie i thotë: “Nëse mendoni se neveria me një mohues genocidi është korrektësi politike, atëherë unë mendoj se biseda jonë ka mbaruar, zotëri.”

Në vitin 1999, Salman Rushdie e quajti Handke si “garuesi për Çmimin Hajvani i Vitit”, për qëndrimet e tij ndaj genocidit të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027878046035767
array(1) { ["section"]=> string(94) "meriton-cmimin-hajvani-i-vitit-shkrimtari-salman-rushdie-reagon-pas-nobel-it-per-handke-181569" }