Merkel: Ashpërsimi i masave nuk është i nevojshëm

Publikuar tek: bota, më 22:13 09-04-2020 Merkel: Ashpërsimi i masave nuk është i nevojshëm Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e kënaqur lidhur me zhvillimet e fundit në luftën kundër Koronavirusit.  

Numri i infeksioneve të reja në Gjermani "ka rënie të lehtë", tha ajo.

Qeveria  e konsideron si të mundshme në Gjermani zbutjen graduale të masave të rrepta kufizuese gjatë periudhës së Pashkëve.

Njëkohësisht Merkel bëri thirrje, që rregullat të respektohen me rigorozitet gjatë ditëve të Pashkës dhe të mos veprohet me mendjelehtësi.

"Duhet të jemi shumë shumë të kujdesshëm. Qëllimi vazhdon të jetë që të mos e mbingarkojmë në asnjë pikë sistemin e shëndetësisë", tha Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094411373138428
array(1) { ["section"]=> string(55) "merkel-ashpersimi-i-masave-nuk-eshte-i-nevojshem-202053" }