Merkel del nga karantina, kthehet në punë pas 14 ditësh

Publikuar tek: bota, më 12:58 03-04-2020 Merkel del nga karantina, kthehet në punë pas 14 ditësh Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lënë karantinën, pasi qëndroi 14 ditë e vetëizoluar.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i saj Steffen Seibert tha se Merkel i dha fund karantinës së saj dy-javore, në përputhje me rekomandimet e Institutit Robert Koch, agjensia e vendit për kontrollimin e sëmundjeve.

"Kancelarja po kthehet në punë sot në Kancelarinë Federale," tha Seibert, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të përdorë video konferenca për takimet e planifikuara me zyrtarë vendorë dhe kombëtarë, si dhe homologët ndërkombëtarë.

Merkel doli negative në teë tre testet që bëri për COVID-19, pasi ksihte takuar një doktor të infektuar nga koronavirusi.

Ajo u vetëizolua në 22 mars, ndërsa sot do të riffilojë punën si zakonisht.

Gjermania është vendi i tretë me më shumë të infektuar në Europë, pas Spanjës dhe Italisë.
Mbi 85 mijë persona janë të infektuar nga COVID-19, ndërsa ka patur edhe 1111 viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbingarkesë, paga të ulëta dhe shumë stres, infermierët gjermanë 'shfryjnë' ndaj sistemit shëndetësor
Frika nga përhapja e koronavirusit, Organizata për të drejtat e njeriut thirrje Turqisë: Lironi të burgosurit politikë »
Article Logic
Execution time: 0.013308048248291
array(1) { ["section"]=> string(61) "merkel-del-nga-karantina-kthehet-ne-pune-pas-14-ditesh-201204" }