Merkel detyrohet të shtyjë vizitën në ‘Shtëpinë e Bardhë’, do takonte sot Trump

Publikuar tek: bota, më 16:51 14-03-2017 Merkel detyrohet të shtyjë vizitën në ‘Shtëpinë e Bardhë’, do takonte sot Trump

Vizita e Angela Merkel në ‘Shtëpinë e Bardhë’ e planifikuar për sot, është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer të hënën në Uashington.

Arsyeja për shtyrjen është një stuhi e pritshme bore në brigjet lindore amerikane. Merkel e anuloi vizitën pak para fluturimit. Takimi është shtyrë për të premten e 17 marsit.

Tema të bisedimeve të pritshme janë ato të partneritetit tregtar mes BE dhe SHBA, siguria dhe vlerat. Merkel kërkon t'ia bëjë të qartë Trump se Gjermania dhe BE janë një, dhe se nuk mund të ketë një marrëveshje tregtare vetëm mes SHBA-së dhe Republikës Federale Gjermane. Ajo do të theksojë rëndësinë e tregjeve të lira për bashkëpunimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia ndërpret marrëdhëniet me Hollandën, Erdogan dhe Çavusoglu ‘lëshojnë gojën’: Kriminelë dhe monstra me fytyrë të zezë
Profesori që u bë i njohur botërisht thyen heshtjen: Çfarë mendova kur hyjnë fëmijët në dhomë »
Article Logic
Execution time: 0.013746976852417
array(1) { ["section"]=> string(82) "merkel-detyrohet-te-shtyje-viziten-ne-shtepine-e-bardhe-do-takonte-sot-trump-71881" }