Merkel dhe May bisedë telefonike për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në çështjen e Brexit

Publikuar tek: bota, më 17:34 18-01-2019 Merkel dhe May bisedë telefonike për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në çështjen e Brexit Theresa May dhe Angela Merkel në një takim zyrtar

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May kanë biseduar në telefon mbi procesin e Brexit, ka bërë të ditur kabineti i kancelares gjermane, por pa zbuluar detajet.

Zëdhënësi i kancelares Stephen Seibert ka thënë se Merkel dhe May kanë biseduar dje mbi hapat e mëtejshëm, por sipas tij problemi “nuk mund të zgjidhet vetëm me një bisedë telefonike të kancelares dhe kryeministres”.

E para çfarë na nevojitet është baza e propozimit të ri, drejtimi i ri për të cilin Britania e Madhe ka thënë se do ta definojë të hënën”, ka pretenduar Seibert.

Zyrtarët gjerman kanë thënë se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Gjermanisë dhe se është e vështirë të parashikohet hapja e sërishme e negociatave për marrëveshjen mbi Brexit të cilën parlamenti britanik e refuzoi të hënën, dhe se Gjermania pret që Britania e Madhe tashmë të ndërmarrë hapin e rradhës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092089176177979
array(1) { ["section"]=> string(98) "merkel-dhe-may-bisede-telefonike-per-ndermarrjen-e-hapave-te-metejshem-ne-ceshtjen-e-brexit-149353" }