Merkel flet pas fitores së mandatit të katërt: Duhet të rifitojmë votat e AfD-së

Publikuar tek: bota, më 18:22 24-09-2017 Merkel flet pas fitores së mandatit të katërt: Duhet të rifitojmë votat e AfD-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel siguroi mandatin e katërt për të qeverisur vendin e saj, e në deklaratën e parë për media, ajo tha se “të jesh udhëheqëse për herë të katërt, nuk është e lehtë”.

Merkel tha se priste një rezultat më të mirë në zgjedhje, ku partia e saj mori vetëm 32.5% të votave, “por kjo tani nuk ka rëndësi, do të forojmë qeverinë”, u shpreh ajo duke shtuar se partia e saj duhet të punojë për të rifituar votat e AfD-së, partia e ekstremit të djathtë që hyn në Bundestag pas 60 vitesh me 13.8% të votave.

“Do diskutojmë me partnerët tanë për të bërë më të mirën për formimin e Qeverisë. Prej muajsh kemi luftuar dhe do luftojmë për të mirën e Gjermanisë”, tha Merkel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjashtë persona qëllohen me armë zjarri brenda një Kishe
Qindra burra e gra sfidojnë të ftohtin, hidhen nudo në plazh »
Article Logic
Execution time: 0.011137962341309
array(1) { ["section"]=> string(85) "merkel-flet-pas-fitores-se-mandatit-te-katert-duhet-te-rifitojme-votat-e-afd-se-93511" }