Merkel fut në sherr gazetarët, Bejtja-Bushatit: Je gazetar gol-gol

Publikuar tek: aktualitet, më 18:49 08-07-2015 Merkel fut në sherr gazetarët, Bejtja-Bushatit: Je gazetar gol-gol

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë ka shkaktuar edhe tensione mes gazetarëve në vend.

Në fakt ka qenë pyetja e gazetares së Tv Klan, e cila kërkoi nga Merkel një përgjigje nëse Rama ishte për të lider i Ballkanit, ajo që ka ngjallur reagime të shumta. Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas një shkrimi që sipas tij është i kolegut Andi Bushatit në portalin e drejtuar nga ai, ku hiqet paralele mes pyetjes së gazetares Eljamonda Zotka dhe një qendrimi të hershëm të Bejtes që e konsideronte Berishën lider të Ballkanit.

Bejtja ka reaguar pas këtij krahasimi duke u shprehur se Bushati krijon të tillë lajme për shkak se nuk prodhon dot mendime gjenuine. Më tej gazetari ironizon duke e konsideruar Bushatin “xhaxhai i moralit të pastër”.

Reagimi i plotë i Andi Bejtes dërguar për Newsbomb.al:

Te nderuar drejtues te Lapsit, qe me sa di jeni dy, po mund te jeni dhe me shume....

Ne 2 paragrafet e nje publikimi me titull TV KLAN, KERKON TE SHPALLE RAMEN LIDER BALLKANIK, duke ironizuar pyetjen e gazetares se Klan, bere sot kanceleres Merkel, se cili ishte per te lideri Ballkanit, (duke pritur sipas Lapsit, qe Merkel te thoshte Rama), eshte perfshire dhe emri im, sikur kam bere te njejten gje ne favor teSali Berishes, disa vite me pare. Une nuk para bej sqarime, por duke qene se shume njerez ne rrjetet sociale, qe mund te jene dhe te rinj, qe mund te jene dhe pa kujtese dhe ndoshta dhe keqdashes, duke mare shkas nga lajthitjet e Lapsit, po shkruajne sikur une gjate intervisites qe pata ne Shtepine e Bardhe me Presidentin e Amerikes i paskam bere nje pyetje te ngjashme, si Elja sot per Ramen: Pra e paskam pyetur Presidentin e Amerikes se cili mendoni ju se eshte lideri numer nje i Ballkanit, duke enderruar qe te thoshte Sali Berisha. Duke qene se ruaj kujtime te bukura nga ajo dite dhe nga pastertia dhe rendesia e asaj interviste, qe dha lajmet me te rendesihme per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen: per te sqaruar keta njerez, por edhe lexuesit e Lapsit, jam i detyruar, te pohoj, ate qe te gjithe e dine, madje dhe shkruesi i atyre radheve Andi Bushati, se nuk i kam bere asnje pyetje, asnje pyetje te tille te ngjashme, asnje lideri, ne asnje kohe dhe per me teper nen ndonje sigel televzioni. Neqoftese, drejtuesi i atyre radheve, miku im, xhaxhai i moralit te paster, Andi Bushati e ka pare diku, e ka, e ftoj ta botoj krahas pyetjes qe beri sot gazetarja e Klan. Une thjesht kam botuar nje editorial disa vite me pare, ku thoja qe ish kryeministri Sali Berisha, ishte nje lider qe mund te ndihmonte dhe duhej ato momente per stabilitetin e Ballkanit, si nje nga liderat e rajonit, pare nga kendveshtrimi i Shqiperise dhe shqiptarve, por jo qe Berisha na qenka njeshi Ballkanit. E ftoj mikun tim Bushati, madje ta ribotoj kete shkrim argumentave te te cilit u qendroj edhe sot. Per me teper, vete miku im i ngushte Andi Bushati e di shume mire qe mua kur me mbushet mendja nuk kam nevoje te pyes as Merkelin, as Bushin. Por mikun tim Bushati, sic shprehet miku jone i perbashket Fatos Lubonja, duke mos patur mendime gjenuine, jo vetem ka nevoje ta takoje Mero Bazen nje here ne tre dite, madje dhe Arban Hasanin, po para se te nxjerre nje lajm, ka prodhuar nderkohe vaksinen e balances fiktive. Ndaj, me te drejte dhe te Federata e Futbollit, miq te jatit te vet, te nderuarit Mehdi Bushati e quajne gazetari gol-gol. Edhe sot duke kerkuar ballancen fiktive, por gjithmone, duke dashur te dhe te tallet e te denigroje, miku im Bushati, e gjeti ballancen e gazetares se Klanit, te nje gje e imja e paqene. I dashur Bushat, neqoftese mendon qe kredibiliteti dhe dinjiteti i nje gazetari vendoset nga keto balanca fiktive, apo nga keto kunjash sokaku, e ke gabim. Ato qe vendosin per ty jane mendimet e tua. Po neqoftese sot te duhet ti gjesh patjeter nje balance fiktive pyetjes se gazetares se Klanit, ke vetem nje: kur e pyesje gjyshin apo gjyshen kush eshte lideri i botes Enver Hoxha apo Fidel Kastro. Keshtu qe vllai im, thyeje lapsin, mba vetem pjesen ku eshte goma, une po e fus stilografin ne kellef.

Lexo edhe: Pyetja për Merkelin, gazetari i Top Channel paralajmëron mediat: Do iu hedh në gjyq

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Shembulli ekzemplar" i Merkelit nuk zgjat gjatë: Aksident në zonën e Ali Demit
Arrestohet punonjësi i gjendjes civile, pajisi me dokumenta një person me precedent penal »
Article Logic
Execution time: 0.012507915496826
array(1) { ["section"]=> string(70) "merkel-fut-ne-sherr-gazetaret-bejtja-bushatit-je-gazetar-gol-gol-15640" }