Merkel: Gjermania s’mbështetet dot më te SHBA e Trump dhe Britania jashtë BE

Publikuar tek: bota, më 21:04 28-05-2017 Merkel: Gjermania s’mbështetet dot më te SHBA e Trump dhe Britania jashtë BE

“Europa nuk mund të varet plotësisht nga SHBA dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump dhe Brexit”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi elektoral në Mynih.

Merkel tha se donte marrëdhënie miqësore me të dy vendet, por edhe me Rusinë, por “Evropa tani duhet të luftojë për fatin e vet”, u shpreh kancelarja.

Deklaratat e  Merkel erdhën  pas dështimit të Samitit të G7, për t’u angazhuar ndaj marrëveshjes së 2015-ës në Paris për klimën.

Merkel i përshkroi bisedimet si mjaft të vështira, për të mos thënë të pakënaqshme, ndërsa tha se marrëdhënia mes Berlinit dhe presidentit të ri francez Emmanuel Macron, duhet të jetë një prioritet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013021945953369
array(1) { ["section"]=> string(81) "merkel-gjermania-s-mbeshtetet-dot-me-te-shba-e-trump-dhe-britania-jashte-be-80307" }