Merkel hap dritën jeshile për martesat gay në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 07:04 29-06-2017 Merkel hap dritën jeshile për martesat gay në Gjermani

Burrë e grua mish e thua - kjo shprehje duket se së shpejti duhet të modifikohet. Kancelarja Merkel shprehet pro martesës së homoseksualëve dhe lesbikeve.

Tani që disa parti, si Liberalët (FDP), të Gjelbrit, e Majta dhe socialdemokratët (SPD) e përfshinë këtë temë në fushatën elektorale, dhe disa syresh, si të Gjelbrit, e bënë çështjen e lejimit të martesës së homoseksualëve dhe të lesbikeve edhe si kusht për koalicion, kancelarja vendosi të ndryshojë qëndrim. Ajo deklaroi se çdo deputet duhet të votojë për këtë çështje sipas mendimit dhe ndërgjegjes së tij dhe jo sipas vullnetit të partisë që përfaqëson.

Martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve pritet pra të bëhet së shpejti e lejueshme në Gjermani, sepse të Gjelbrit kanë qenë dakord me këtë që në vitin 2005, SPD-ja dhe E Majta u shprehën pro në vitin 2011 dhe FDP-ja në vitin 2012, shkruan DW.

Pavarësisht motiveve të kancelares Merkel që e bën këtë hap për arsye se do të ruaj pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar dhe ky është një lajm i mirë për ta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale
Pas Italisë e Irlandës, i nxehti dhe thatësira përfshin edhe Britaninë e Madhe, emergjencë për furnizimin me ujë të pijshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011056184768677
array(1) { ["section"]=> string(60) "merkel-hap-driten-jeshile-per-martesat-gay-ne-gjermani-84368" }